Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka shpërndarë kontratat për 167 biznese të të rinjve, start-up grante në vlerë prej rreth një milion euro.
Këtë e bëri të ditur kryeministri, Avdullah Hoti i cili thotë se Kosova ka interes nacional që të rinjtë të mos e braksitin vendin.
Ky është postimi i tij i plotë:
Është interes nacional i Kosovës që të rinjtë të mos e braktisin vendin, t’iu ofrojmë atyre mundësi të punojnë dhe të krijojnë vende të reja të punës, të zhvillohen si ndërmarrës dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këtë frymë, si pjesë e programit për stimulimin e punësimit të të rinjve, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka shpërndarë kontratat për 167 biznese të të rinjve, start-up grante në vlerë prej rreth një milion euro.
Çdo i ri ndërmarrës në vendin tonë do të gëzojnë mbështetjen e Qeverisë për realizimin e planeve për zhvillimin dhe zgjerimin e bizneseve të tyre.