Zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi me bashkëpunëtore edhe të asociacioneve tjera që veprojnë në Komunën e Malishevës, si brenda institucioneve apo edhe si OJQ, për 16 ditë rresht organizuan aktivitete me moton"Edukimi fillon me ne", me forume të ndryshme, po dhe nëpër institucione arsimore.
Sipas njoftimit nga zyrtarja per barazi gjinore, Vera Bytyçi u mbajtën, ligjerata e punetori me te gjitha shkollat, u realizuan aktivitete te ndryshme, si ese e punime lidhur me temën në fjalë.
Me këto aktivitet, besohet se është ndikuar pozitivisht tek pjesëmarrësit, por edhe me gjërë në shoqëri për të vlerësuar dhe zbatuar normat dhe parimet të cilat burojnë nga konventat për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.
Në fund u realizua edhe vizita në strehimoren "Shtepia e Sigurt" në Gjakovë ku u ndihmua simbolikisht.