Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në komunë.
Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë, ata e kanë uruar kryetarin Bulliqi për marrjen e detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës.
Me këtë rast kryetari Bulliqi ka falënderuar delegacionin e komuniteteve për vizitën dhe ka premtuar bashkëpunim të ngushtë për çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri.
Me këtë rast delegacioni i komuniteteve jo shumicë kërkoi nga kryetari Bulliqi që të kenë përfaqësuesin-zyrtarin e tyre në Zyrën Komunale për Komunitete.