(E plotësuar 17:57) - Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar sot qytetarët për kategorizimin e komunave sipas rrezikshmërisë të infektimit nga COVID-19.
Në një përgjigje nga MSh tregojnë se në zonën e kuqe bëjnë pjesë 16 komuna, në zonën e verdhë 9 komuna, ndërsa në zonën e gjelbër 13.
Komunat si: Vushtrria, Shtimja, Peja, Ferizaj , Vitia dhe Skenderaj, kanë dalë nga zona e kuqe.
Më poshtë shihni fotografinë për kategorizimin e secilës komunë:
13 qytete futen në zonën e gjelbër: Prizreni, Skenderaj…!
Media ka mësuar 13 qytetet që kanë hyrë nga sot në Zonën e Gjelbër.
Sipas informacioneve të fundit 13 komuna janë futer në zonën e gjelbër.
“Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Ranillugu, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha.
Kësisoj, lokalet në këto qytet kanë të drejtë të punojnë deri në ora 20:00.