Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim pune me U.D. Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Sipas komunikatës ministrore, në këtë takim u diskutua gjendja në shërbimin e jashtëm dhe bashkëpunimi ndër-institucional për politikën e jashtme dhe përfaqësimin diplomatik të shtetit të Kosovës.
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe u.d. e Presidentes u zotuan për rritje të koordinimit në fushat e interesit strategjik të Kosovës.
Ndryshe, në këtë takim Haradinaj-Stublla dhe Osmani koordinohen në fushat e interesit strategjik të Kosovës.