Prej sot Komuna e Malishevës është kategorizuar në zonën me rrezikshmëri mesatare të përhapjes së Covid-19.
Kjo do të thotë se operatorët ekonomik do të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00.
Pas kësaj ore vetëm gastronomia mund të punoj me shërbimin merr me vete.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes faqes zyrtare në Facebook.