Sot katër të shëruar dhe pesë raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot katër të shëruar dhe pesë raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:42
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar katër persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, dhe janë regjistruar pesë raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në komunikimin me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 503 persona, prej tyre 389 janë shëruar, 30 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 84 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat