Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e profesor Dautit

Kosova

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e profesor Dautit

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Esad Dauti

Kryeministri Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të veprimtarit të LDK-së, prof. dr. Esad Dauti, i cili ka ndërruar jetë sot.

“Sot u nda nga ne Profesor Esati, mik shumë i dashur për mua, profesor i respektuar i shumë gjeneratave.

Ngushëllime familjes dhe miqve të tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai në Facebook.

Profesor doktor Esad Dauti ishte veprimtar i hershëm dhe një ndër themeluesit e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat