Është mbajtur edicioni i pestë i iniciativës tashmë tradicionale, minimaratona humanitare e fundvitit “Vrapo me Babadimër – jepi buzëqeshje një familjeje”, e organizuar edhe këtë vit nga OJQ “Projekti 5Cent”, komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit, ku këtë vit do të ndihmohen 350 familje në nevojë.
Në këtë organizim, ani se këtë vit nuk u vrapua organizatorët qëndruan së bashku me vullnetarët për 15 minuta.
“Ne e dimë pa dyshim që vendi ynë dhe bota jonë e dashur do t’i mbijetojë kësaj pandemie. Si çdo sfidë, kjo është sfidë që ne duhet ta përmbushim, por kësaj here kemi nevojë për ndihmën e njëri-tjetrit. Bëhu babadimër jepi buzëqeshje një familjeje. Nga Kosova me dashuri “Vrapo Babadimër”. Urime Vitit i Ri 2021″, është urimi i kësaj iniciative për të gjithë qytetarët.