Ka ndërruar jetë edhe një mjek nga Covid-19.
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimi ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, miqve dhe gjithë atyre që e njohën.
“Kontributi i tij në shëndetësi e menaxhim të saj nuk do të harrohen”, ka shkruar Balaj Halimi në Facebook.
Postimi në Facebook:
I trishtë lajmi për vdekjen e Dr.Nexhip Berisha.
Nuk ka prizrenas që nuk e njihte si të urtë e shumë të sjellshëm, si punëtor e aktivist në të gjitha situatat e nevojshme.
Kontributi i tij në shëndetësi e menaxhim të saj nuk do të harrohen.
Ngushëllime familjes Berisha, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Dr.Nexhipin.