Një qytetari nga Vushtrria i është përfshirë nga zjarri një kamion dhe një veturë të cilat ishin pronë e tij.
Rasti ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit, teksa ai ka thënë në Polici se të dyja ishin të parkuara në parking.
Pas këtij rasti Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin të vetura, ndërsa fatkeqësisht kamioni është djegur në tërësi.
Burimet e Sinjalit brenda Zjarrfikësve thonë se përpos dëmve materiale, nuk kanë hasur në person të lënduar.