Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ka deklaruar se është diskutuar për kategorizimin e komunave në tri zona dhe që bashkatdhetarët që vijnë të trajtohen me protokollin e caktuar.
Ai në takim virtual me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri dhe Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se janë dakorduar që të rrisin vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz lidhur me masat e rekomanduara.
“Kemi parë që listimi në zona ka pasur efekt edhe të vazhdohet me masat që aktualisht janë në fuqi, por të ndryshohen në rast se ka nevojë.
Ndërkaq për bashkatdhetarët ata janë ndihmesë e madhe për qytetarët tonë dhe është kërkuar nga ministria që të ketë një vëmendje të veçantë”, ka deklaruar Ibrahimi.