Dy punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës janë lënduar sot në vendin e tyre të punës.
Ata siç mëson media janë dërguar për trajtim në QKUK dhe aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Burime brenda QKUK-së kanë thënë se nga informacionet merret vesh që mbi këta punëtorë ka rënë një peshë e rëndë dhe që lëndimet kryesore i kanë në pjesën e kokës.