Dy punëtorë janë lënduar sot në zonën e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni Skënder Bucolli, duke treguar se të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka thënë se njëri nga punëtorët është i lënduar në kokë dhe do t’u nënshtrohet disa fotografimeve radiologjike, kurse tjetri ka pësuar lëndime në njërin gju.