Dy banorët e komunës së Podujevës sot kanë dal para gjykatës në Serbi, ende nuk dihet cfarë vendimi është marrë.
Kohën e tyre të lirë menduan ta shfrytëzojnë në këtë bjeshkë.
Por gjatë ecjes së tyre, nuk iu shkoj gjithçka sipas planit.
Blerim Maçastena dhe Berat Mexhuhani si pasojë e mjegullës humbën rrugën e tyre të kthimit.
Kësisoj që të dy u gjetën nga pjesëtar të policisë kufitare serbe.
Në kërkim të tyre, dolën edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës e banor të kësaj ane.
Por, edhe pse i kërkuan për më shumë se dy orë, nuk arritën që të hasin në gjurmë të tyre.
E banorët e këtij fshati që dolën vullnetarisht të i kërkonin tregojnë momentet e fundit të komunikimit me ta.
Edhe një tjetër banor që jeton shumë afër me vijën kufitare, tregon që gjetja e tyre ishte e pamundur për shkak edhe të errësirës.
Ndërkohë, që nga momenti i parë këtë situatë e ka ndjekur edhe komuna e Podujevës.
Kryetari i saj, Shpejtim Bulliqi thotë që po bëjnë çmos si komunë që të lirohen sa më parë bashkëvendësit e tij.
Televizioni gjatë ditës ka kontaktuar edhe me familjarët e te dy të arrestuarve, shtëpitë e të cilëve gjenden shumë afër me njëra-tjetrën.
Këta të fundit prapa kamerës kanë thënë që janë të shqetësuar për ta, por që përkrahje kanë marrë edhe nga Qeveria e Kosovës.
E rreth orës 12:00, ishte paraparë që të mbahej edhe seanca gjyqësore për të dy, por që akoma nuk kanë ndonjë informacion se çfarë është vendosur.
Arrestimin e këtyre dy personave nga polica serbe, e ka konfirmuar një ditë më parë edhe policia e Kosovës.