Edhe 294 raste me koronavirus janë konfirmuar brenda 24 orësh në Kosovë.
IKSHPK me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur edhe moshën e 17 viktimave të shënuara brenda kësaj periudhe kohore, shkruan lajmi.net.
Njoftimi nga IKSHPK
Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).