Dy ditët në vazhdim në Kosovë do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me ngrica.
Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë celcius ndërsa më e ulta në -2 gradë, shkruan lajmi.net.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
Situata meteorologjike do të mbetet stabile.
Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes!”, thotë parashikimi i IHMK-së.