Të enjtën, në orën 10:00, në SHFMU "18 Prilli" në Burim të Malishevës do të dhurohen pako me libra (lektyrë shkollore) në vlerë financiare 350.00 €.
Mjetet financiare janë dhuruar nga një donator i komunës së Malishevës që jeton dhe vepron në Zvicër. Donatori ka kërkuar të mbetet anonim.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen për iniciativën time për t'i pajisur bibliotekat shkollore me libra.
Me qëllim të korrektësisë edhe fatura zyrtare do të publikohet ditën kur librat dhurohen në shkollë.
Librat janë blerë në Librarinë "Arbri" në Malishevë.
Sinqerisht
Mehdi Krasniqi