Komuna e Istogut ka planifikuar që nga buxheti i saj të ndajë 40 mijë europër ti ndihmuar familjet në nevojë
Sipas kontratës së publikuar në faqen e prokurimit publik, këto të holla do të ndahen për furnizim me pako ushqimore për familjet skamnore.
Ky tender i është dhënë kompanisë “Beni Dona”.
Tutje bëhet e ditur se shpërndaja e këtyre ndihmave do të bëhet vetëm brenda komunës së Istogut, duke mos dhënë detaje se sa familje do të përfshihen.