Pandemia rrit blerjet online në Kosovë

Kosova

Pandemia rrit blerjet online në Kosovë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:17
Pandemia rrit blerjet online në Kosovë

Pandemia  e cila solli mbylljen e shumë bizneseve, si duket ka pasur ndikim tek blerjet online, pasi kërkesa e konsumatorëve për blerjen e produkteve në këtë formë është rritur në krahasim me vitet e kaluara.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës: Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2020.

Aty përfshihen edhe statistika për blerjet online.

Sipas këtij raporti, në vitin 2020 përqindja e individëve që kanë blerë apo
porositur mallra dhe shërbime përmes internetit është 35.4%. Krahasuar me vitin
2019, raporti thekson se është vërejtur një rritje për 7.5 përqind.

Image

14.2 përqind të respodentëve janë deklaruar se shuma e mjeteve të shpenzuara për të blerë ose porositur mallra ose shërbime përmes internetit për përdorim privat ishte më pak se 50 euro, ndërsa 0.4 përqind e respodentëve janë deklaruar se kanë blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes internetit në vlerën 1000 euro dhe më shumë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat