Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim zyrtarë të organizatës Gjermane “Help” në Kosovë.
Në takimin e sotëm me Gent Saraqin zyrtar i "Help" dhe Valon Hysenin, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit me këtë organizatë.
Gjatë takimit të sotëm ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, kryetari Bulliqi shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit me këtë organizatë, me qëllim të përkrahjes së bizneseve në Komunën e Podujevës.
Zyrtarët nga organizata “Help” shprehën gatishmërinë e plotë për mbështetje të bizneseve të mesme dhe të vogla, përmes granteve të ndryshme.