Ymer Llugaliu është emëruar drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar Fatri Zhitia, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Deri më tani, në krye të këtij institucioni kanë qenë vetëm ushtrues detyre, për të cilin është kritikuar vazhdimisht qeverisja e LDK-së në Llap. Fillimisht ushtrues detyre ishte emëruar Zaim Thaçi.
Ngjashëm sikurse edhe ushtruesit e tjerë të kësaj detyre, Thaçit sërish iu desh ta linte udhëheqësinë e këtij institucioni. E gjithë kjo, pasi kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu pati emëruar si ushtrues detyre një doktor tjetër. Thaçi më pastaj kaloi në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë.
Ndryshe, ditë më parë është formuar kabineti qeveritar i kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Marigona Lahu – nënrkryetare e komunës
Bahri Selimi – drejtor i Drejtorisë së Administratës
Fatlum Osmani – drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave
Avni Fetahu – drejtor i Drejtorisë së Arsimit
Egzona Mustafa – drejtoreshë e Shëndetësisë
Fevzi Jetullahu – drejtor i Drejtorisë së Shëbimeve Publike
Pajtim Balaj – drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik
Ajet Potera – drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit
Elheme Kutllovci – drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Bujar Hasani – drejtor i Drejtorisë së Urbanizimit
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Vigan Salihu, ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Bujqësisë, drejtimi ekonomi bujqësore. Është në prag të diplomimit si master në drejtimin Agroekonomi