Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar katër persona të prekur me covid-19.
Dhe janë regjistruar nëntë raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren dhe nga kontaktet me rastet në terren.
Nëntë rastet e reja janë nga këto vendbanime: 3 raste në Mleqan, 2 raste në Bubavec dhe nga 1 rast në Marali, Bellanicë, Carrallukë dhe Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 520 persona, prej tyre 416 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 72 persona.