Kryeministri Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë presidentit francez Emmanuel Macron pas infektimit me COVID-19.
Kreu i ekzekutivit ka shkruar në Twitter se sapo ka mësuar se Macron është pozitiv me COVID-19 dhe atij i dëshiron rikuperim të shpejtë.
“Sapo mësova se presidenti i Francës Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv në testim. Të dëshiroj rikuperim të shpejt dhe shpresoj se do të shërohesh së shpejti”, ka shkruar Hoti.
Presidenti francez ka rezultuar dje pozitiv me COVID-19 pas testimit.