27 fermerë në komunën e Skenderajt kanë përfituar pompa spërkatëse.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një statusi në Facebook.
Ai ka thënë se po i ndihmojnë fermerët për zgjerimin e bizneseve të tyre familjare.
“Po vazhdojmë përkrahjen e fermerëve të Komunës së Skenderajt, ku sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Sokol Sallahu, bëmë shpërndarjen e pompave spërkatëse për 27 përfitues. Me këtë po e përmbushim një prej prioriteteve më të rëndësishme të qeverisjes sime, atë të zhvillimit të bujqësisë së Skenderajt, duke i ndihmuar kështu fermerët e komunës sonë në zgjerimin e bizneseve të tyre familjare”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në Facebook.