Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pranuar një donacion të dhuruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shtatë shkolla të komunës sonë.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Elezi, ia ka dorëzuar kryetarit Bulliqi një donacion prej 22 laptopëve, dedikuar për shtatë shkolla të Komunës së Podujevës.
Me rastin e pranimit të donacionit, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu.
Kryetari Bulliqi e ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për donacionin e dhuruar, të cilët u janë shpërndarë drejtorëve të shkollave përfituese të laptopëve.