Deklaratat e Pecit dhe Gashit për kasafortën e presidencës, avokati: Duhet të hetohet mirë rasti

Kosova

Deklaratat e Pecit dhe Gashit për kasafortën e presidencës, avokati: Duhet të hetohet mirë rasti

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:51
Artan Qerkini

Avokati Artan Qerkini, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi.

Qerkini ka thënë se institucionet që e përbëjnë themelin e një shteti në këtë rast AKI-ja, duhet të ketë një stabilitet brenda saj.

“Shtetin e përbëjnë agjencitë e pavarura siç janë AKI-ja, ZRRE-ja, Zyra e Auditorit Gjeneral dhe kështu me radhë. Dhe jo këto institucionet politike që ndërrohen çdo katër vite me radhë si Kuvendi dhe Qeveria”.

“Institucionet shtetërore duhet t’i karakterizojë një stabilitet, ato e përbëjnë themelin e një shteti, ne nuk mund të flasim për stabilitet dhe mirëfunksionim të një institucioni me rëndësi vitale nëse asnjëri prej drejtorëve nuk e përfundon mandatin deri në fund”.

“Urojë në të ardhmen kriteret për përzgjedhjen e një personi të ri në krye të AKI-së të jenë sa më objektive që të eliminohen subjektivizmat dhe ndikimet politike”.

Qerkini ka komentuar deklaratat e Faton Pecit, Shef i Kabinetit të ushtrueses së Detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanit, i cili iu ka kundërpërgjigjur ish Sekretarit të Zyrës së Presidencës, Driton Gashi, duke thënë se ky i fundit ka këmbëngulur që t’i merrte dokumentet konfidenciale nga kasaforta në Presidencë.

“Nuk kemi qenë dëshmitarë çfarë ka ndodhur aty, faktet i mësuam nga deklarimet e Z. Gashi dhe Z. Peci, rasti duhet të hetohet mirë dhe të eleminohen spekulimet për të pasë se a ka pasë shkelje ligjore apo jo”, ka thënë Qerkini në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat