Hoti falënderon BE-në për mbështetje në menaxhimin e pandemisë Covid-19

Kosova

Hoti falënderon BE-në për mbështetje në menaxhimin e pandemisë Covid-19

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:19
Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti falënderon gatishmërinë e Institucioneve të Bashkimit Evropian, që të vazhdojnë mbështetjen e pakursyer për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në menaxhimin e krizës të cilën e ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Kryeministri Hoti, mirëpret deklaratat e Komisionarit për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, të shprehur në një video konferencë me përfaqësues të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Aii ka thënë se BE-ja po sigurohet që vaksinat kundër Covid -19, të jenë të gatshme për vendet e këtij rajoni në të njëjtën kohë kur do të fillojnë të arrijnë edhe në vendet e BE-së.

Komisionari Varhelyi, në këtë takim ka vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit për të tejkaluar pandeminë dhe gatishmërinë e institucioneve të BE-së që të ndihmojnë vendet fqinje, ashtu siç i quan vendet e Ballkanit Perëndimor, ku thekson se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat