Sot tre të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot tre të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona të prekur me covid-19 janë shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 520 raste të prekur me Covid-19, prej tyre 419 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv janë edhe 69 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat