Komuna e Kamenicës ka arritur që pas 6 tentimeve ta votojë buxhetin për vitin 2021.
Kjo nuk do të ishte e mundur pa votën e dy prej ish-asamblistëve të AKR-së që votuan kundër qëndrimit të partisë.
Me këtë rast ata u larguan nga partia pasi thonë se vendosën në rend të parë interesin qytetar.
Lajmin e mirëpriti edhe kreu i Kamenicës Qendron Kastrati, ndërsa komuna që ai udhëheq më 2021 do të ketë buxhetin më të lartë ndonjëherë më 10 milionë e 750 mijë milionë Euro.