Qytetarët që banojnë afër rrugës “Vlora” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë kanë protestuar gjatë mbrëmjes së sotme. Ata madje e kanë bllokuar këtë rrugë për të kaluar të tjerët.
Kjo pasi thonë se kanë probleme me energji elektrike për më shumë se një muaj.
Disa prej këtyre qytetarëve kanë potencuar se kanë marrë premtime nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) se ky problem do të mënjanohet por sipas tyre kjo nuk ka ndodhur.
Ata kanë thënë se ka raste kur rrymë nuk kanë për 24 orë me radhë. Sipas tyre, problemi është tek një trafo që thonë se prishet shumë shpejt dhe shpesh.
Nëse ky problem nuk iu rregullohet ata do të shkojnë të protestojnë edhe para Qeverisë së Kosovës.
Për më shumë shikoni videon në vazhdim: