Sot 7 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot 7 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19 në Malishevë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, shtatë persona janë shëruar dhe është regjistruar një rast i ri me covid-19.

Këto të dhëna të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 521 persona, prej tyre 426 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 63 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat