Fondacioni i Labinot Tahirit ka dhuruar dy aparatura për prodhimin e oksigjenit në Kamenicë.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati duke falënderuar Tahirin për këtë donacion, I cili do të shërbejë për ata që kanë nevojë.
“Nga fondacioni Labinot Tahiri, sot pranuam dy aparatura për prodhimin e oksigjenit.??⚕️
Labin e falënderova për këtë donacion të rëndësishëm për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili do të shërbejë për ata që kanë nevojë!”, shkruan Kastrati në Facebook.