Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve kosovarë, të cilat kanë mësyrë Kosovën për festat e fundvitit.
Bulliqi, në një postim në Facebook, duke iu uruar atyre rrugë të mbarë drejt vendlindjes, ka thënë se i pret në zyrën e tij.
“Diaspora e gjallëron vendin tonë për festat e fundvitit. Edhe pse në rrethana të vështira pandemike, një fluks i madh i bashkatdhetarve nga vendet perëmdimore kanë marrë rrugën për në atdheun e tyre. Të gjithë mërgimtarëve ju dëshiroj rrugë të mbarë dhe pushime të këndshme pranë më të dashurve të tyre në atdhe. Me shumë kënaqësi ju pres në zyrën time, të flasim e të ndajmë përvoja për të mirën e qytetit dhe vendit tonë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, është rritur dukshëm fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikë kalimeve kufitare në Kosovë.