Si pasojë e thithjes së madhe të dyoksidit të karbonit ndërroi jetë kryefamiljari Salih Mazreku.
Krejt çka kishte në këtë shtëpi është bërë shkrumb e hi.
Djegia e kësaj shtëpie në rrugën “Ali Podrimja” në Malishevë, shkaktoi edhe vdekjen e një personi.
Bëhet fjalë për 85 vjeçarin, Salih Mazrekun i cili humbi jetën si pasojë e tymit dhe flakës që shkaktoi zjarri.
Familjarë të tjerë u lënduan.
Ngjarjen e rëndë e tregon nipi i të ndjerit, Edoni.
Mazreku tregon edhe momentet e fundit me gjyshin e tij.
Kurse se si ndodhi ngjarja tregon edhe anëtari tjetër i kësaj familje Shpend Mazreku.
Ai thotë se fillimisht nuk e dinte se çfarë po ndodhte.
Ai tregoi edhe mënyrat se si ja arriti ti shpëtojë disa nga familjaret e tij.
Nga shtëpia, 85 vjeçari u dërgua në urgjencën e qytetit të Malishevës.
Për gjendjen se si ai u pranua, tregon mjeku që e pranoi atë, Dardan Bytyqi.
Bytyqi tregon edhe arsyet që çuan deri te vdekja e tashmë të ndjerit.