Për një ditë, policia shqipton 677 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Kosova

Për një ditë, policia shqipton 677 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:59
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend ajo ka shqiptuar 677 gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar këtë Ligj

Ndërsa, gjatë kësaj kohe ka shqiptuar edhe 576 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës kishte marrë masa shtesë pas rritjes së rasteve të infektuara me COVID-19.

Kjo e fundit i kishte kërkuar policisë që të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë Ligjin COVID-19.

Ndërsa, policia për çdo ditë po shqipton qindra gjoba.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat