Mbaje maskën #përhatër! Fushata sensibilizuese për qytetarët e Kosovës

Kosova

Mbaje maskën #përhatër! Fushata sensibilizuese për qytetarët e Kosovës

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:29
Banera të ndryshëm kanë një mesazh të vetëm: Mbaje maskën #përhatër!

Ka nisur një fushatë sensibilizuese në Kosovë, por që më së shumti po shihet nëpër sheshet e Prishtinës.

Në fotografitë e siguruara, shihet që banera të ndryshëm kanë një mesazh të vetëm: Mbaje maskën #përhatër!

Kjo fushatë po përkrahet nga ambasada britaneze dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 345 raste pozitive dhe 8 viktima nga Coronavirusi.

Gjatë kësaj të shtune është raportuar që në Kosovë kanë hyrë mbi 13 mijë mërgimtarë që kanë vendosur të jenë pranë familjarëve të tyre për festat e fundvitit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat