Hoti zotohet se do t’i mbështesë financiarisht strehimoret

Kosova

Hoti zotohet se do t’i mbështesë financiarisht strehimoret

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Hoti ka zhvilluar sot një takim me përfaqësueset e Rrjetit të Strehimoreve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësueset e Rrjetit të Strehimoreve të Kosovës.

Me ta ai ka biseduar për kushtet e punës nëpër këto institucione që janë vënë në mbrojtje të viktimave të dhunës.

Nga zyra për komunikim me media në Qeveri, thuhet se kryeministri Hoti, është zotuar se përmes Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, do të rishikohen të gjitha mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje sistematike afatgjatë për çështjen e financimit të këtyre qendrave ku gjejnë strehim viktimat e  dhunës në familje, që janë kryesisht gra dhe fëmijë, por edhe të formave të tjera të dhunës e të trafikimit.

Kryeministri Hoti, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për punën e strehimoreve si dhe ka ofruar mbështetjen e qeverisë në mbrojtje dhe risocializim të viktimave të dhunës,  duke siguruar konfidencialitet të plotë të identitetit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat