Zyrtari i AKP-së e pranon se është kërcënuar, s’jep detaje para deputetëve

Kosova

Zyrtari i AKP-së e pranon se është kërcënuar, s’jep detaje para deputetëve

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar Skënder Hasani, Kryesues i Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt në AKP.

Hasni tha se punën e ka filluar në AKP qysh nga viti 2009.

“Në AKP kam filluar të punoj prej vitit 2009 si kryesues i njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt”.

“Kam filluar për të monitoruar 5 ndërmarrje që ende nuk e kanë përfunduar procesin e privatizuar me spinof-special nga AKM-ja”.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka pyetur se gjatë kohës sa ka qenë në AKP-ja dhe sa a ka qenë anëtar i ndonjë partie politike, kurse Hasani e ka mohuar këtë gjë.

Hasani ka thënë se ka pasur presion, por që nuk e ka paraqitur rastin.

Deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku ka pyetur lidhur me njësinë e auditimit.

Hasani ka treguar se atë kohë njësia e brendshme e auditimit ka kërkuar ridizejnim të kontratave sepse ato nuk kanë qenë të duhura, pra që kanë pasur paqartësi.

Kur është pyetur nga deputetja Maloku se kush saktësisht e ka kërcënuar Hasani ka thënë se nuk përgjigjet për këtë gjë në seancë të hapur.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pyetur për fabrikën e baterive në Pejë dhe për objektin kulturorë se a është prishur që ka qenë afër aty.

Hasani ka thënë se jo në atë kohë ka qenë aty objekti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat