Drenasi ndalon mjetet proteknike nga data 21 dhjetor deri më 3 janar

Kosova

Drenasi ndalon mjetet proteknike nga data 21 dhjetor deri më 3 janar

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim që të ndalohet hedhja e mjeteve piroteknike në hapësirat publike nga data 21 dhjetor deri më 3 janar.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten me 100 euro.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Lladrovci lëshon urdhëresë për ndalimin e produkteve piroteknike

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht sheshe, rrugë e hapësira tjera.

Sipas urdhëresës së lëshuar nga kryetari Lladrovci, ndalesa vlen për periudhën nga data 21 Dhjetor 2020 deri me 03 Janar 2021.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumë prej 100 euro.

Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktoj përdorimi i tyre.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat