Rreth orës 18 e 40 minuta, Policia në Shtime ka marrë një informatë për një gjuajte me armë të zjarrit, që ka ndodhë në një lokal afarist-studio.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga dëshmitarët ka kuptu nga fqinjët se personi është i lënduar.
Këtë e ka konfirmuar, Agim Gashi, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Ferizajt.
Ai ka thënë se viktima është dërgu në Emergjencën e Shtimës, më pas nga aty është dërguar për në QKUK.
“Dyshohet se i njëjti ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka marrë plagë në këmbë.
Policia është vënë në drejtim të të dyshuarit, dhe brenda një periudhe të shkurtë, është arrestuar një i dyshimtë. Është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, që dyshohet se është përdorë.
Gjithashtu policia ka vërejtur se i dyshuari ka një lëndim në dorë që është dërgu për trajtim mjekësor”.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe po merren me hetimet dhe zbardhjen e rrethaneve.