Kryetari i Podujevës, Shepjtim Bulliqi, ka pritur në takim anëtarët e Pikes së Lëvizjes në fshatin Bardhosh.
Ai ka treguar se, në mesin e tyre ishte edhe Lumnije Mikullovci, gruaja e aktorit të madh Adem Mikullovci, si dhe aktivisti, Zenel Zeneli, i cili ishte i plagosur në protestën e 10 shkurtit 2007.
Postimi në Facebook:
Sot kisha kënaqësinë t'i pres në zyren time disa nga anëtarët e Pikes së Lëvizjes në fshatin Bardhosh. Në mesin e tyre ishte edhe Lumnije Mikullovci, gruaja e aktorit të madh Adem Mikullovci, si dhe aktivisti, Zenel Zeneli, i cili ishte i plagosur në protestën e 10 shkurtit 2007.
Dua të shpreh falenderim e mirënjohje për secilin anëtar e aktivist për kontributin e tyre për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë. Tash kemi një mandat të shkurtër, por kemi mjaftueshëm kohë për të dëshmuar se mund të qeveriset mirë dhe me transparencë. Plani ynë për Komunën është afatgjatë e në dobi të të gjithë qytetarëve.