Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 639 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Ndërsa, në raportin paraprak, policia ka njoftuar se kishte shqiptuar 619 gjoba.
Kujtojmë se numri total i rasteve pozitive me SARS CoV2 që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive ka shkuar në 49 mijë e 169.
Ndërsa shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 1 mijë e 262 persona.