Gazetari Valon Syla është sulmuar sot në qendër të Prishtinës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj Sylës, duke thënë se çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë. Liria e fjalës është universale, andaj askush dhe në asnjë formë, nuk ka të drejtë cenimin e saj” thuhet në reagimin e AAK-së.