Komuna e Prizrenit ka filluar për herë të parë të kryej teste rapide për COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur kjo komunë në një njoftim për media.
“Qytetarët e komunës së Prizrenit tanimë do të mund t’i kryejnë këto teste në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, duke e marrë rezultatin me 98,8% saktësi brenda 10 minutave”.
Njoftimi i plotë:
Për herë të parë në nivel të Republikës së Kosovës, nga sot Komuna e Prizrenit ka filluar me realizimin e testeve të shpejta (rapide) antigjen për Covid-19 në shëndetësinë primare.
Qytetarët e komunës së Prizrenit tanimë do të mund t’i kryejnë këto teste në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, duke e marrë rezultatin me 98,8% saktësi brenda 10 minutave.
Po ashtu, një ekip tjetër lëvizës përmes “kujdesit shtëpiak” të ofruar nga Komuna, do t’i realizojë këto teste tek shtëpitë e pacientëve që nuk mund të shkojnë në qendrat e lartëcekura të mjekësisë familjare.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se ndjhet i lumtur që përveç këtyre testeve, shëdetësia primare e Komunës së Prizrenit, tanimë ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar.