Në mesin e 12 viktimave të fundit nga koronavirusi, një i moshës 41-vjeçare

Kosova

Në mesin e 12 viktimave të fundit nga koronavirusi, një i moshës 41-vjeçare

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Ka arritur në 1 mijë e 284 numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona nga koronavirusi, kështu duke e çuar në 1 mijë e 284 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus.

Sipas IKSHPK-së, më së shumti viktima janë regjistruar në Prizren dhe Prishtinë.

Përderisa viktima më e re është një person i moshës 41-vjeçare nga Komuna e Prizrenit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç)”, ka bërë të ditur IKSHPK-së.

Theksojmë se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 271 raste të reja pozitive me COVID-19, kështu duke e çuar në 49 mijë e 577 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 417 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37 mijë e 572.

Bazuar në këto të dhëna të IKSHPK-së, aktualisht në vendin tonë janë 10 mijë e 721 raste aktive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat