Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim përfaqësues të Qendrës “Autizmi” në Podujevë.
Gjatë takimit të sotëm të kryetarit Bulliqi, me Arjeta Ukellin – koordinatore e Qendrës “Autizmi” në Podujevë dhe Leonora-Shabani Bajraktari - bashkëthemeluese e OJQ Down Syndrome Kosova, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjen e kësaj qendre nga Komuna.
Përfaqësueset e kësaj qendre thanë se aktualisht në qendrën “Autizmi” në Podujevë marrin shërbime dhe trajtohen 15-20 fëmijë dhe kjo qendër financohet nga vetë prindërit e fëmijëve.
Kryetari Bulliqi ka premtuar angazhimin e tij në përkrahje të kësaj kategorie të fëmijëve dhe gjetjen e një zgjidhjeje për këtë qendër.