Pas pasurimit të pjesës së epërme të lumit Ibër, komuna e Zubin Potokut në bashkëpunim me kompaninë publike “Ibar” dhe Shoqatën e peshkatarëve sportiv “Mokra Gora”, kanë pasuruar ujërat e liqenit të Ujmanit me 5 tonë peshk të llojit të krapi, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.
Anëtari i organeve të përkohshme të komunës së Zubin Potokut Milosh Peroviç ka thënë se liqeni u pasurua me 5 tonë peshk prej 1,5 deri 2 kg për copë.
Komuna e Zubin Potokut është shumë e pasur me resurse natyrore dhe ne po përpiqemi që gjithë këtë ta ruajmë. Aksioni i pasurimit me peshq të llojit krap të liqenit ka për qëllim rritjen e fondit të peshkut me të cilin edhe ashtu liqeni është i pasur.
Shoqata e ruajtjes së peshkut “Liqeni i Gazivodes” do të përkujdeset për përshtatjen e krapit në ujin e liqenit dhe do të angazhohet në evitimin e gjahut dhe dëmtimin e këtij lloji të peshkut ka thënë Peroviç.
Ai theksoi s komuna edhe në të ardhmen do të realizoj aksione të këtilla që kanë synim mbrojtjen e ambientit dhe mjedisit jetësor në këtë pjesë të Kosovës.