Enver Hoxhaj kandidat për kryeministër? Maliqi: E vështirë! Nuk zëvendëson Veselin dhe Thaçin

Kosova

Enver Hoxhaj kandidat për kryeministër? Maliqi: E vështirë! Nuk zëvendëson Veselin dhe Thaçin

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Enver Hoxhaj

Analisti Agon Maliqi ka komentuar edhe fjalët se Enver Hoxhaj do të jetë kandidat nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Maliqi ka thënë se Hoxhaj ka një punë të madhe përpara, duke e arsyetuar me faktin që nuk ka një peshë të madhe te baza e partisë, si Veseli apo Thaçi.

Ai ka shtuar se PDK po lufton të mbajë të njëjtin numër deputetësh, sepse gara përballë Vetëvendosjes është e fortë.

Maliqi: Hoxhaj thuhet se është emëruar si kandidat. Do ta ketë të vështirë, sepse nuk ka peshë brenda PDK dhe as jashtë saj që të zëvendësojë Kadri Veselin dhe Thaçin. Di që PDK është në garë për të mbrojtur numrin e deputetëve që ka tashmë dhe gjithçka do të varet nga angazhimi i strukturave.

Rrethana e Gjykatës Speciale ironikisht e favorizon në një kontekst tjetër, sepse kemi parë një nivel empatie te baza e PDK për liderët që janë në Hagë. Por ka ndryshuar shumë momentumi i VV, lumi i votave të të rinjve drejt VV. Ndaj mendoj që Hoxha do të ketë sukses nëse mban votat që ka tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat