Sami Lushtaku nga PDK, ka thënë se e mbështetës fuqishëm këtë kandidaturë të zotit Hoxhaj për kryeministër të vendit.
Sipas tij, Hoxhaj është pa dyshim kandidati më i mirë, i cili me bagazhin e tij akademik e profesional, do të jetë alternativa më e mirë për ta drejtuar qeverinë e Kosovës
Postimi në Facebook:
Sot, në takimin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, me unitet të plotë, kemi caktuar profesorin e nderuar, ushtruesin e detyrës së kryetarit të partisë, z.Enver Hoxhaj, si kandidat për kryeministër të vendit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen së shpejti. Në cilësinë e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë por edhe si kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj, e mbështetës fuqishëm këtë kandidaturë të zotit Hoxhaj për kryeministër të vendit.
Profesor Hoxhaj është pa dyshim kandidati më i mirë, i cili me bagazhin e tij akademik e profesional, do të jetë alternativa më e mirë për ta drejtuar qeverinë e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës së shpejti do të paraqesë edhe listën e kandidatëve për deputetë, me figura të shquara të cilat do të jenë zëri më i mirë i qytetarëve të vendit në parlamentin e Kosovës. SL